Takimi i Kurtit me kryetarët e komunave, marrin pjesë edhe katër kryetarët e komunave veriore

Kryeministrit i Kosovës Albin Kurti ka filluar takimin koordinues me kryetarët e komunave të Kosovës.

Pjesë e këtij takimi janë edhe ministrat dhe zëvendësministrat e kabinetit qeveritar si ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra.

Të pranishëm në takim janë edhe kryetarët e sapo zgjedhur të komunave veriore të Kosovës.