Tahiri: Po shkojmë në Bruksel të sanksionuar, po angazhohemi ta rrëzojmë Qeverinë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se janë të angazhuar për të rrëzuar Qeverinë Kurti.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë tha se në takimin më 14 shtator në Bruksel, pala kosovare po shkon e sanksionuar. Kryeministri Albin Kurti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq të enjtën.

“Ne shkojme të sanksionuar në takim, është dëm i madh që kjo qeveri i ka bërë vendit. Kryeministri Kurti asnjëherë nuk e ka respektu rezolutën të vijë të raportojë në Kuvend për dialogun. Kjo jo-transparencë do të thotë shumë se ai ka çfarë të fsheh. E ka sjellë vendin në situatë të pa lakmueshme me partnerët tanë strategjik. Të gjithë angazhimin e kemi të ia shkurtojmë jetën kësaj qeverie” – ka thënë Tahiri.

Ai foli për peticionin për zgjedhjet në veri, duke thënë se peticioni nuk është mënyrë e duhur.

“Çështjen e veriut duhet me pa prej një perspektivë. A po e dojnë te integruar ne institucionet e Kosovës apo po e dojnë të komanduar nga strukturat paralele siç e kemi tani. Nuk e di a me vetëdije a pa vetëdije por situata qe e ka kriju Kurti në atë pjesë i bën mirë vetëm Aleksandar Vuciqit. Sot po shkon edhe një hap me tutje, po lejon edhe degradimin e atyre kryetarëve…Nuk është mënyra e duhur (Peticioni). Me themelu instrumente me shkarku duke ja dhënë edhe këtë instrument në dorë Vuciqit” – është shprehur ai.

Së fundmi është hartuar edhe udhëzimi administrativ që lejon shkarkimin e kryetarëve me anë të peticionit nga qytetarët.

Ky udhëzim administrative është hartuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.