Abelard Tahiri, Foto: PDK

Tahiri i PDK-së: Kurti të përgjigjet se pse u lejua Radoiçiqi të largohet nga Kosova

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ablerad Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të përgjigjet në pyetjen se -pse Milan Radoiçiq është lejuar të ikte më 24 shtator nga Kosova’.

Tahiri tha se Radoiçiq nuk do të duhej të lihej të ikte nga Kosova datën e 24 shtatorit, kur ai bashkë më një grup terrorist sulmuan Policinë e Kosovës.

“Mendoj që kryeministri duhet të përgjigjet në një pyetje. Më 24 shator në pamjet e siguruara nga droni ata e kanë pa Radoiçiqin në manastirin e Banjskës, është parë në kohë reale, është parë. Pse është lënë me ik një njeri që po përbënte një kërcënim për vendin tonë dhe në anën tjetër ai kishte fletarrestim nga organet e drejtësisë së Kosovës. Ai është i dyshuar për një sërë veprash ai nuk do të duhej të lihej të ikte atë ditë” – tha Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Ai komentoi edhe vizitën e shefit të NATO-së sot në Kosovë duke thënë se “vizita e sekretarit të NATO-së është një shenjë e mire, trupat e NATO-së në Kosovë i jep siguri të gjithë rajonit dhe jo vetëm Kosovës”.

Kurti: Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën

 

Radoiçiq merr përgjegjësinë për sulmin terrorist, pranon se qëndron mbrapa armatimit dhe logjistikës 

 

VIDEO – Publikohen pamje nga droni, Sveçla: Radojçiq shihet në mesin e grupit terrorist