Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit

Sveçla publikon dokumentin e gjetur në Banjskë: Vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me lansuesit e granatave

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka publikuar një dokument, sipas të cilit ndërlidhë grupin terrorist që vranë policin Afrim Bunjaku, me shtetin e Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se dokumenti është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit, me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.

“Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit. Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht” – ka thënë ministri Sveçla.

Dokument i sekuestruar i grupit terrorist – Foto: Xhelal Sveçla/ Facebook
Arma e sekuestruar e grupit terrorist serb, Foto: Xhelal Sveçla/ Facebook
Arma e sekuestruar e grupit terrorist serb, Foto: Xhelal Sveçla/ Facebook