Ilustrim

Suma tregon pse çerdhja nuk është ende funksionale

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, në zgjedhjet e vitit 2017 ka premtuar që do të ndërtojë çerdhen për fëmijë. Premtimi është mbajtur por çerdhja ende nuk është funksionalizuar.

“Sivjet është marrë vendimi i Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit për hapjen e çerdhes dhe jemi në procedura të konkursit, para një muaji veçse e kemi bë publike”, ka sqaruar Suma në emisionin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës.

Ndërsa, ai gjithashtu ka treguar pse kjo çerdhe ende nuk është funksionale.

“Nuk kemi mujtë m’e hap konkurs pa i nda mjetet, pa na legalizu Qeveria. Tashti duhet me u funksionalizu (para vitit 2021), kemi fillu me i bë disa riparime ose dëmtime”, ka thënë Suma.