Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Supremja përfundimisht vendos të mos ketë përsëritje të zgjedhjeve në Han të Elezit

Gjykata Supreme sot ka refuzuar ankesën e bërë nga kandidati për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i cili ditë më parë vendosi që në Han të Elezit të mos ketë përsëritje të zgjedhjeve.

“Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuara, ankesat e kandidatit të pavarur Rufki Suma, për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit”, thuhet në vendimin e Supremes.

Ditë më parë, pas kthimit në rishqyrtim PZAP kishte vendosur që në komunën e Hanit të Elezit të mos ketë ripërsëritje të zgjedhjeve.

Rufki Suma kandidat i pavarur i cili synonte një mandat të tretë në krye të kësaj komune, ka humbur zgjedhjet nga Mehmet Ballazhi i PDK-së.

Suma nuk pajtohet me vendimin e PZAP-së, i drejtohet sërish Gjykatës Supreme