Mehmet Ballazhi merr zyrtarisht mandatin e kryetarit në Han të Elezit

Kryetari i ri i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka pranuar sot detyrën e re nga ish-kryetari Rufki Suma.

Në uebfaqën e Komunës është bërë e ditur se Suma ka njoftuar Ballazhin për projektet e realizuar si dhe projektet të cilat janë në vazhdimësi.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Mehmet Ballazhi nga PDK ka prirë me 2 mijë e 561 vota duke u radhitur i pari në krahasim me krahasim me kundër kanidatët e tij, Rufki Sumën, si kanidat i pavarur i cili kishte marrë 2 mijë e 106 vota si kandidatë i pavarur dhe Sherif Berisha nga Lëvizja Vetëvendosje me 322 vota.

Pas publikimit të rezultateve nga KQZ, Suma kishte pretenduar se gjatë heshtjes zgjedhore në Han të Elezit pati, sic kishte thënë ai “shtetrrethim nga militantët e PDK-së”.

“Vërejtjet filluan të shfaqen sidomos në 24 orëshin e fundit, kur edhe fillon heshtja zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve. Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore Hani i Elezit ka qenë në një shtetrrethim të plotë nga militantët e PDK-së, në orët e mbrëmjes në të gjitha rrugicat e të gjitha fshatrave kemi pasur militantë edhe pse në kohë të orës policore”, kishte thënë ai.

Në anën tjetër, Paneli Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa kishte vendosur që në Komunën e Hanit të Elezit të mos ketë përsëritje të zgjedhjeve. Ndërsa PDK-ja ishte dënuar me 10 mijë euro gjobë.

“Refuzohet si e pabazuar pjesa e ankesës së kandidatit për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, kandidat i pavarur me të cilën ka kërkuar që të anulohet procesi i votimit për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021”, thuhet në vendimin e PZAP.

Rasti ishte refuzuar edhe nga Gjykata Supreme si i pabazuar.

Supremja përfundimisht vendos të mos ketë përsëritje të zgjedhjeve në Han të Elezit