Sulmojnë nusen, arrestohen nga policia

Policia njofton se një grua kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrra e saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit, sipas policisë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në Gjakovë.