Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sulmoi fizikisht dy gra, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar të dielën në Prishtinë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy gra.

Sipas Policisë së Kosovës, deri tek sulmi dyshohet të ketë ardhur pas një mosmarrëveshjeje.

Viktimat pranuar tretman mjekësor pas rastit.

Ndërsa sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.