Sulmohet seksualisht një grua në Suharekë

Një rast i sulmit seksual është raportuar se ka ndodhur dje në Suharekë.

Policia ka njoftuar se një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:40 dhe sipas Policisë lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Njësitë e hetuesisë janë duke punuar në identifikimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.