Ilustrim

Sulmohet seksualisht një grua në Gjakovë, arrestohet një i dyshuar

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se para rreth 10 ditëve, në mesditën e 27 tetorit, është sulmuar dhe ngacmuar seksualisht nga një burrë i dyshuar në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima kishte vendosur që tastin ta raportonte më 5 nëntor.

Me marrjen e informacionit, Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestoj të dyshuarin.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe se rasti i iniciuar si “Sulm seksual” është në procedurë hetimore.