Foto: SKV, Facebook

Sulmohen zyrat e organizatës studentore SKV

Zyrat e Organizatës studentore “Studim Kritikë Veprim” janë thyer dhe demoluar të mërkurën në mbrëmje.

Kështu ka bërë të ditur organizata përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, SKV ka denoncuar rastin te Policia e Kosovës, me ç’rast ekipet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, janë thyer dhe demoluar zyrat e SKV-së nga persona të panjohur. Aktivistët e SKV-së, me të kuptuar, kanë denoncuar rastin tek Policia e Kosovës, me ç’rast ekipet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes për të mbledhur dëshmitë e nevojshme”- ka njoftuar Organizata.

SKV ka shprehur shqetësim për këtë incident.

“U bëjmë thirrje organeve të rendit dhe instancave kompetente të ndërmarrin masat e nevojshme në drejtim të hetimit të rastit dhe ndjekjes penale të autorëve të këtij veprimi” – thuhet në komunikatë.

Në zgjedhjet e fundit studentore vitin e kaluar, SKV-ja doli organizata më e madhe studentore në Universitetin e Prishtinës.