Foto: Kallxo.com

Gjykata vendosi për studentët e SKV-së

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka hequr masën e arrestit shtëpiak studentëve të organizatës “Studim, Kritikë, Veprim” të cilët akuzoheshin për sulm ndaj personit zyrtar duke i lënë ata që të mbrohen në liri.

Sot në Gjykatën Themelorë në Prishtinë është mbajtur seanca dëgjimore në rastin e këtyre studentëve.

Ndonëse më 21 maj ishte mbajtur shqyrtimi fillestar dhe gjyqtari Hanefi Jashari u kishte dhënë 30 ditë kohë palëve që t’i paraqisnin kundërshtimet në lidhje me aktakuzë, në seancën dëgjimore të ditës së sotme e ka caktuar me kërkësën e palës mbrojtëse.

Mbrojtësit e të akuzuarve kishin kërkuar që ndaj klientëve të tyre të ndërpritej masa e arrestit shtëpiak për shkak se të gjithë të akuzuarit janë studentë dhe pasi që tani më është afati provimevë t’u mundësohet që të hynë në provime.

Një kërkesë të tillë nuk e ka kundërshtuar as prokurori i çështjes Fatmir Behrami i cili ka deklaruar se pajtohet me kërkesën e mbrojtësve.

Kryetari i trupit gjykues Hanefi Jashari e morri mendimin edhe të zyrtarëve policorë të cilët i pyeti nëse të akuzuarit e kishin respektuar masën e arrestit shtëpiak.

Studentët e SKV gjatë një proteste muajin e kaluar në kërkim të lirimit të kolegëve të tyre.

Të gjithë zyrtarët policorë deklaruan se të gjithë të akuzuarit e kanë respektuar masën e arrestit shtëpiak.

Pas masrrjës së pëlqimit të palëve, kryetari i trupit gjykies Hanefi Jashari mori aktvendim me anë të të cilit vendosi që ndaj të akuzuarve të ndërpritet masa e arrestit shtëpiak dhe të njëjtit të vazhdojnë të mbrohen në liri.

Të akuzuar në këtë rast janë Pajtim Demaj, Korab Muhadri, Endrit Shatri, Januz Shatri, Kreshnik Gega dhe Hajredin Krasniqi.

https://kallxo.com/deklarohen-te-pafajshem-studentet-e-skv-se/

Sipas aktakuzës, më 12 prill të këtij viti në orët e mbrëmjes në Prishtinë në rrugën “Hamëz Jashari” në Parkun e Qytetit, pas informimit të marrë se në atë lokacion kishte një tubim të qytetarëve të cilët ishin mbledhur pa lejen e organit kompetent, një masë prej 90-100 persona, dhe se aty po konsumohej alkool, në vendngjarje ka shkuar Policia e Kosovës.

Zyrtarët policorë fillimisht kanë kërkuar të bisedojnë me organizatorin e mbrëmjes, ku edhe kanë kuptuar se mbrëmja organizohej nga organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim” (SKV), dhe si organizator ishte paraqitur tanimë i akuzuari Januz Shatri.

https://kallxo.com/kurti-nuk-ka-burg-qe-e-ndal-aktivizmin-studentor/

Sipas Prokurorisë, nga Januz Shatri ishte kërkuar që të shoqërohet në stacionin policor pasi që i njëjti përkundër pohimit kinse kanë leje për një organizim të tillë, nuk e kishte prezantuar dhe në momentin që i njëjti është udhëzuar për në stacionin policor, thuhet se ai ka reaguar dhe me qëllim i ka sulmuar policët prezentë, e me të vërejtur këtë, ka eskaluar situata dhe kanë filluar edhe të akuzuarit e tjerë t’i sulmojnë policët, duke i gjuajtur me tasa të plastikës të cilët kishin birrë.

https://kallxo.com/gjykata-vendos-per-gjashte-te-arrestuarit-e-skv-se/

Më tej thuhet se të akuzuarit kanë filluar që të përleshen me pjesëtaret e Policisë duke i goditur me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast lëndime të lehta trupore kanë marrë tani të dëmtuarit – policët: Zjarr Gashi, Agon Haxhaj, Blerim Bajrami, Agon Elshani, Murat Canolli, Gëzim Azemi dhe Mehmet Fazliu.