Sulmohen fizikisht katër persona të Mitrovicë të Veriut

Katër persona kanë raportuar se më 28 nëntor rreth orës 16:40 janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në sheshin ‘Car Lllazar’ në Mitrovicë të Veriut.

Sipas policisë, dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Tutje, policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

“Sheshi ‘Car Llazar’, Mitrovicë – Veri 28.11.2022-16:40. Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”- thuhet në njoftim.