Ilustrim

Sulmohen dy policë në Malishevë, i dyshuari është një shtetas holandez

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Holandës në Malishevë pasi i njëjti kishte urdhër arrest nga gjykata.

Por gjatë arrestimit i dyshuari nga sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë.

Policët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.