Ilustrim

Sulmohen dy policë në Gjakovë

Dy policë janë sulmuar nga tre burra në Gjakovë derisa po kryenin punën zyrtare. Tre personat, që dyshohet se kanë sulmuar policët, janë arrestuar.

Sipas Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e UÇK-së në Gjakovë dje rreth orës 01:00.