Sulmi në Banjskë, avokati Hoxha: Policia e konfirmoi se është lidere edhe në rajon sa i përket përgatitjes

Avokati Valdet Hoxha ka deklaruar se pas sulmit terrorist në Banjskë, tashmë për Kosovën është një moment politik i favorshëm.

Hoxhaj në #KallxoPërnime tha se kjo situatë vie pasi Kosova mori padrejtësisht rolin e eskaluesit të situatës.

“Është një moment politik i favorshëm pas një periudhe dy vjeçare apo disa mujore të paktën kur ne padrejtësisht e morëm rolin e eskaluesit të situatës, është shumë për qudi por që ndodnjëherë edhe e drejta nuk përkon me realitetin”- tha Hoxha.

Avokati tha se Policia e Kosovës e konfirmoi faktin e të qenurit liderë jo vetëm në vend po edhe në rajon sa i përket përgatitjes pasi sipas tij, Milan Radoiçiq nuk do të deklarohej sot.

“Fatin në fatkeqësi i këtij sulmi terrorist ishte që u argumentua me dron dhe me mjete të sofistikuara të Policisë e cila e konfirmoi faktin e të qenurit liderë jo në vend por edhe në rajon sa i përket përgatitjes. Përndryshe Radoiçiq nuk do të kishte sot deklarata, apo Vuçiqi”- tha Hoxha.

“Kujdesi i tepërt ndoshta mos me e marrë barrën e eskaluesit të situatës ndoshta ka krijuar një neglizhencë të mekanizmave të sigurisë”- shtoi ai.