Mariupol, Ukrainë - Foto: VOA

Sulmet ajrore ruse po e kthejnë Mariupolin në 'hirin e një toke të vdekur' - VIDEO

Sulmet ajrore intensive ruse po e kthejnë Mariupolin e rrethuar në “hirin e një toke të vdekur”, tha këshilli i qytetit të martën, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po planifikonin sanksione të mëtejshme për të ndëshkuar Moskën për sulmin e saj në Ukrainë.

Disa imazhe satelitore të publikuara nga kompania “Maxar Technologies”, tregojnë ndërtesa në flakë në qytetin-port, të rrethuar nga forcat ruse, raporton VOA.

Qyteti shtrihet në Detin Azov dhe kapja e tij do t’i lejonte Rusisë të lidhë zonat në lindje të mbajtura nga separatistët pro-rusë me gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Moska në vitin 2014.