Ilustrim

Sulm me armë në Podujevë

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në Podujevë, nën dyshimet se sulmoi  një person tjetër me armë, i cili nuk është lënduar.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 7.65 mm

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.