Sulm fizik në Prishtinë, shoqërohen në Polici dy persona

Një sulm fizik ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Lidhur me rastin dy persona janë shoqëruar në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Në stacionin policor jugu në Prishtinë janë shoqëruar dy persona lidhur me një  sulm fizik që është raportuar sot rreth orës 20:00. Aktualisht rasti ndodhet në fazën fillestare të intervistimit, për detaje do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ajo.