Ilustrim - Foto: Policia e Kosovës

Suharekë, konfiskohen më shumë se 400 euro që dyshohet se janë falsifikuar

Më 5 dhjetor 2023, Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë nga një grua lidhur me një rast të falsifikimit të parave.

Sipas PK-së, gruaja ka raportuar se nga persona të panjohur janë pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Ngjarja ka ndodhur më 5 dhjetor në Suharekë, rreth orës 09:00.

Tutje është thënë se paratë që dyshohet se janë falsifikuar janë konfiskuar si prova materiale për hetime të mëtutjeshme.