Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Suharekë, gjendet i vdekur një person

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Suharekë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:10.

Vdekjen e viktimës e ka e ka konstatuar mjeku.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.