Ilustrim

Suharekë, djali ia çanë buzën babait me grusht

Pas një fjalosje, djali e kishte sulmuar fizikisht babain e tij në shtëpinë e tyre, në komunën e Suharekës.

Rasti ka ndodhur në vitin 2018, ndërsa i dënuari e kishte pranuar fajësinë.

Në aktgjykim, thuhet se personi me inicialet B.G., nga Suhareka është shpallur fajtor nga Gjykata në Prizren pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje me babain e tij e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte në fytyrë konkretisht në buzën e epërme dhe syrin e djathtë, si dhe pjesë të tjera të trupit.

Sipas aktgjykimit të gjykatës, shkak i mosmarrëveshjes dyshohet të ketë qenë një pjesë e kashtës që djali kërkoi ta merrte nga shtëpia duke dashur t’ia jap dikujt tjetër, por babai nuk ia lejonte.

Sic thuhet tutje, aty dy familjarët filluan të fjalosen ku më pas i pandehuri – B. G. e sulmon fizikisht të dëmtuarin – babain e tij A.G. duke e goditur me grushte në fytyrë konkretisht në buzën e epërme, si dhe në syrin e djathtë dhe pjesë të tjera të trupit.

Në aktgjykim tutje thuhet viktima kishte marrë ndihmë mjekësore.