Një delegacion i lartë i BE-së viziton Kompaninë 'Graniti' në Suharekë

Një delegacion i lartë i Bashkimit Evropian i përbërë nga ambasadorë të akredituar në Prishtinë, shefa të misioneve e drejtuese të rëndësishme të institucioneve evropiane kanë vizituar fabrikën për prodhimin e mobileve “Graniti” në Suharekë.

Pjesë e këtij delegacioni ishin: Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ambasadori i Italisë Antonello De Riu, ambasadori i Republikës Çeke Bohumil Mazanek, shefi i misionit të zyrës së Rumanisë, Alin Nicusar Ciocanea, pastaj Johannes Stenbaerk, shef për bashkëpunim në zyrën e Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të Organizatave jo Qeveritare, të cilët panë nga afër punën që është duke u bërë në këtë fabrikë.

Ky delegacion është pritur nga drejtori i kompanisë, Bajram Lumi, i cili i njoftoi përfaqësuesit e lartë të BE-së rreth aktiviteteve në fabrikë, si dhe planeve për të ardhmen.

Drejtori Lumi ka falënderuar delegacionin e lartë të BE-së për mbështetjen e vazhdueshme që Komisioni Evropian i ka dhënë kompanisë së tij, e cila falë punës dhe një angazhimi të madh është shndërruar në një storie suksesi.

Lumi ka njoftuar miqtë evropian kompania se “Graniti” është duke eksportuar prodhimet e saja (mobileve) në disa shtete të Bashkimit Evropian.

Fabrika për prodhimin e mobilieve “Graniti” në Suharekë së bashku me dy show-romet super moderne në Prishtinë tashmë është adresa kryesore për furnizim me mobilie inovative e shumë cilësore.

“Jam shumë falënderues që zyrtarët më të lartë të BE-së në Kosovë që po vizitojnë kompaninë që unë drejtoj. Ata kanë parë nga afër punën dhe angazhimin tonë të madh në rritje të vazhdueshme të cilësisë. ‘Granti’ është kompani që prodhon me standardet më të larta të BE-së në vend”- është shprehur Lumi, para mysafirëve të lartë nga BE-ja.

Edhe  Komisioni Evropian në Kosovë ka njoftuar për vizitën e delegacionit të BE-së në Kompaninë “Graniti”, përmes rrjeteve sociale.

“Gjatë një turi të udhëhequr nga pronari i ‘Granitit’, delegacioni pa nga afër ndikimin transformues të mbështetjes së BE-së për kompaninë vendase. Falë një ‘Granti’ të drejtpërdrejtë nga BE, kompania arriti të diversifikojë prodhimin e saj dhe të përmirësojë objektin e përpunimit të drurit”- thuhet në njoftimin e BE-së.