Stanishiq dhe Simatoviq dënohen me nga 12 vite burg secili

Mekanizmi për Gjykatat Ndërkombëtare në Hagë ka marr vendim t’i dënojë me nga 12 vite burg ish krerët e Sigurimit Shtetëror Serb, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq.

Të dy u dënuan pasi kontrolluan në mënyrë të paligjshme njësitë paraushtarake të kohës së luftës në konfliktet në Kroaci dhe Bosnje.

Stanishiq dhe Simatoviq do qëndrojnë në paraburgim në Hagë “në pritje të marrëveshjes për transferimin e tyre” në qendrat e paraburgimit, është thënë nga gjykatësi.

Stanishiq dhe Simatoviq u akuzuan për organizimin, financimin, trajnimin dhe vendosjen e njësive të armatosura në luftërat në Kroaci dhe Bosnjë për të arritur qëllimet e një ndërmarrje të përbashkët kriminale që përfshinte Slobodan Millosheviçin dhe lidershipin politik, ushtarak dhe të sigurimit të Serbisë dhe liderët e serbëve në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Qëllimi i ndërmarrjes së përbashkët kriminale ishte të largonte me forcë kroatët dhe boshnjakët nga pjesë të Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës që Serbia kërkonte t’i kishte nën kontroll, pretendon prokuroria.

Procedurat gjyqësore maratonë kanë vazhduar që nga viti 2008. Të dy burrat u liruan nga akuzat në gjykimin e tyre origjinal në 2013, por vendimi u rrëzua në 2015. Ata u vetëdeklaruan të pafajshëm kur filloi rigjykimi. BalkanInsight