Foto: Facebook

Spitali i Pejës fillon shërbimet me respiratorë për të infektuarit me COVID-19

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka filluar të ofrojë shërbime me respiratorë për të infektuarit me COVID19.

Deri më tani këto shërbime janë kryer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të spitalit, aktualisht po trajtohen tre pacientë me respiratorë, dy janë me CPAP maskë dhe 1 një pacient është i intubuar.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka  katër respiratorë për pacientët me COVID-19, dhe për këto shërbime kujdeset ekipi i Mjekëve Specialist Anesteziolog të spitalit.