Spitali i Pejës: 16 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se 40 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë, si dhe tre të tjerë janë në respiratorë.

Sipas njoftimit të spitalit, katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19, ndërsa aktualisht po trajtohen 53 pacientë me coronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

“19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, dhe të tre të porsalindurit janë të gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Në këtë spital, 206 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,026 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 128 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 94 Rëntgena, 25 EHO dhe 9 CT-ja”, vijon njoftimi.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani në Kosovë më COVID-19 janë infektuar 13 mijë e 454 persona, janë shëruar 9 mijë e 595 pacientë dhe kanë vdekur 525 persona.