Foto:Facebook/MPJD

Sot mblidhen Kuvendi i Shqipërisë dhe i Kosovës, shënojnë 110 vjetorin e Pavarësisë

Për herë të parë në histori, Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët, për të shënuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Para deputetëve të të dy Kuvendeve, do të mbajë fjalim kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ndërsa pas saj do të flaës homologu i saj nga Kosova, Glauk Konjufca.

Deputetëve do të iu drejtohen edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.

Gjithashtu fjalim do të mbajnë edhe shefat e grupeve parlamentare, si dhe ministrat e Jashtëm,

Mbledhja do të fillojë në ora 10:00 në Kuvendin e Shqipërisë.