Sot asnjë vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra prej të cilëve rezultojnë 42 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me coronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë 731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë 347.