Smrekonica del nga karantina

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se fshati Smrekonicë del nga karantina.

Sipas njoftimit, Tahiri kishte komunikuar me ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, i cili i kishte konfirmuar se kërkesa për të dalë Smrekonica nga karantina ishte pranuar.

Tutje Xhaferi në postim ka shkruar se dalja e Smrekonicës nga karantina bëhet sipas rregullave të IKShP-së.

Kujtojmë se fshati Smrekonice i Vushtrrisë kishte hyrë në karantinë më  5 prill 2020.

Ky është postimi i plotë i Tahirit:

“Smrekonica sot largohet nga karantina. Sapo bisedova në telefon me Ministrin Vitia dhe më konfirmoi që kërkesa edhe e jona por edhe e banorëve po realizohet sot sipas rekomandimit të IKSHPK.

Dua të falënderoj banorët, Këshillin e Fshatit, kryetarin Fidan Bejta, për bashkëpunimin. Po ashtu falënderojë Policinë e Kosovës dhe stafin e QKMF Vushtrri si dhe vullnetarët që ndihmuan banorët e fshatit në këtë kohë jo të lehtë. Disciplina juaj është kthyer në sukses duke mos u përhapur më shumë Coronavirus në mesin e banorëve.

Ndërsa betejën po e fitojmë tani për tani, duhet të vazhdojmë me KUJDES, duke mbajtur DISTANCËN dhe duke respektuar orarin e qarkullimit”.