Sllatinë, nga ora 6:00 e mëngjesit qytetarët në radhë për miell

Kolonë e gjatë me vetura dhe mjete tjera transporti janë parë sot nga ora 6:00 e mëngjesit në Sllatinë.

Në mullirin e këtij fshati të Fushë Kosovës banoret e kësaj ane po presin të marrin miell.

Që prej kur janë paraqitur rastet e para me coronovavirus në Kosovë, më 13 mars, qytetarët e vendit kanë filluar që të blejnë gjëra ushqimore e t’i reduktojnë daljet në publik.

Më pas, Qeveria e Kosovës vendosi që të mbyllen të gjitha shkollat në nivel vendi deri më 27 mars, ndërsa si masa shtesë u deklaruan edhe pezullimi i transportit ndër urban e u mbyllën kufijtë.

Deri më tani në Kosovë janë paraqitur 16 raste si të infektuar me COVID-19.