Aksident në magjistralen Pejë – Prishtinë, 4 të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes dy veturave  në magjistralen Pejë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Sllatinë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK-së.

Lajmin për KALLXO.com e ka konformuar Luljeta Mehmeti nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:25 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë ( Sllatinë) ka  ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy automjete me tabela vendore” – ka konfirmuar Luljeta Mehmeti nga Policia e Kosovës për KALLXO.com.

Mehmeti njoftoi se njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin.