Policia jep detaje për aksidentin në Sllatinë ku vdiq një person mbrëmë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është i arrestuar nga një aksident me fatalitet, në të cilin ka vdekur një person.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:35 në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një veturë me targa vendore ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e lëndimeve trupore, viktima ka ndërruar jetë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Goditet për vdekje një këmbësor në Sllatinë