Foto: Ilustrim

Skenderaj – Hajnat i hynë në shtëpi, i vodhën pistoletën

Një qytetar nga Komuna e Skenderajt ka raportuar në Policinë e Kosovës se në orët e para të mëngjesit kishte kuptuar se hajnat i kishin hyrë në shtëpi.

Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin hyrë me forcë brenda shtëpisë dhe kishin kryer vjedhjen.

Pronari ka deklaruar se hajnat i kanë vjedhur një pistoletë, të cilën thotë se e ka pasur me leje, 150 fishekë, një sasi të stolive me ari si dhe 500 euro kesh.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.