Sizmologu Mustafa: Në Kosovë nuk kishte tërmet, por në Rumani

Një termet prej 5.5 ballë të Rihterit është regjistruar nga Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare (EMSC) të ketë ndodhur në Rumani.

Ky termet që ka ndodhur para afër një ore është ndjerë edhe në Kosovë.

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës ka bërë thirrje që të mos krijohet panik tek qytetarët, sipas tij me të dhëna jo të sakta.

“Ju lutemi, mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta. Në Kosovë nuk kishte tërmet” – ka thënë ai.

Tutje Mustafa ka thënë se tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpërmjet valëve sizmike është kap distanca deri 500 kilometra.

Sipas “DistanceFromTo” që është një kalkulator që mat distancën në mes vendeve dhe është e mundësuar nga “OpenStreetMap”, distanca në mes Kosovës dhe Rumanisë është 493 kilometra.