Situata nga reshjet e shiut në Vushtrri - VIDEO

Në Komunën e Vushtrrisë edhe pse është në zonën e rrezikuar nga vërshimet, ende situata është nën kontrollë.

Maliq Ferizi drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vushtrrisë e ka konfirmuar se nuk ka pasur vërshime në këtë komunë.

“Edhe mbrëmë edhe sot kemi qenë në teren për momentin nuk kemi ndonjë vërshim. Unë mora vesh përmes mediave që Mitrovica e ka ndalu prodhimin e ujit për shkak të reshjeve dhe turbullirave. Për momentin është në rregull por mbetet të shihet” – tha ai për KALLXO.com

Ekipi i KALLXO.com ka siguruar një video të vërshimeve në hyrje të Vushtrrisë.