Situata në Ukrainë, diskutim në Komision parlamentar për lajmet e rreme, propagandën dhe piraterinë

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal ka organizuar një tryezë ku po diskutohet lidhur me piraterinë, portalet dhe IPTV-të që shpërndajnë lajme të rreme dhe propagandë, IPTV-të mundësinë e bllokimit të qasjes në internet të mediave pro agjendës ruse etj.

Doarsa Kica kryetare e Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal tha se zhvillimet e fundit në Ukrainë kanë sjellë këtë diskutim.

Kica është shprehur se tematika e parë është pirateria.

“Nëse nuk jemi në gjendje ta ndalim piraterinë. Nuk mund t’i ndalim as lajmet e rrejshme”, tha ajo.

Kica shtoi se tematika e dytë do të jetë për portalet që shpërndajnë fake news. Ndërsa sipas saj tema e tretë ka të bëjë me IPTV.

Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se është e rëndësishme të trajtohet në nivel institucional kjo çështje.

Kryeziu shtoi se kjo është temë kryesore në BE dhe shoqëritë perëndimore që po ballafaqohen me dezinformim.

“E rëndësishme të theksohet është se për neve ka rëndësi të jashtëzakonshme presim bashkëpunim me institucionet mediat dhe shoqëritë civile. Ne jemi ballafaquar me lajme të rrejshme për një kohë të gjatë. Tashmë nuk është koha t’i trajtojnë si të tilla. Dezinformimi po përdoret si ndërhyrje e jashtme në vendin tonë” është shprehur Kryeziu.

Ndërsa, Xhevat Latifi nga Komisioni i Pavarur për Media foli në lidhje me mundësinë për ndalimin e transmetimit të kanaleve ruse.

“Po kërkohet si nevojë të kemi zhvillim të dinamikës së punës. Vendimi për mbylljen e kanaleve ruse, nuk kemi pas takim. Pirateria edhe pa problemet e luftës në Ukrainë, është përcjell nga KPM”, është shprehur Latifi.

Sipas tij, KPM gjatë 2021 ka identifikuar 13 operetë ilegalë ka arritur të licencojë disa operatorë.

“Nuk ka kërkesë që nuk është trajtuar në afate ligjore. KPM në identifikimin e kësaj dukurie nuk mund ta bëjë vetë”, tha ai.

Krypometri si pjesë e rrjetit ndërkombëtare të verifikuesve të fakeve (IFCN) është duke monitoruar mediat që publikojnë lajme në gjuhën shqipe për luftën në Ukrainë.