Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Foto: ZKM

Situata me pandeminë, Qeveria paralajmëron pako të re fiskale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë duke punuar për hartimin e një pakoje të re fiskale që pritet të miratohet nga qeveria në vitin e ardhshëm.

Këtë deklaratë ai e dha pas një takimi me përfaqësues të odave ekonomike në vend.

“U dakorduam që të punojmë bashkë në dy gjëra. Në dizjanimin e masave për pakon e re të rimëkëmbjes ekonomike për vitin 2021 që është pjesë e draft-buxhetit që është në Kuvend dhe gjithashtu që të finalizojmë masat për një pako të re fiskale që të miratohet në fillim të muajit janar”, shtoi ai.

Hoti tha se Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime është duke punuar në këtë pako.

“Kemi pranuar, ka një muaj propozime nga odat ekonomike, sekretariati I këshillit do t’i sistemtojë dhe do ti diskutpjmë së bashku para se t’I mratojmë në qeveri”, shtoi ai.