Situata e rëndë e punëtorëve në sektorin privat, paralajmërohen protesta dhe greva

Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e sektorit privat të Kosovës mbajti takim me kryetarë të disa shoqatave ku u morr vendimi për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat lidhur me rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit të punës.

Me datën tetë nëntor të këtij muaji ishte mbajtur një takim i kësaj natyre ku ishte biseduar për kushtet e rënda të punëtorëve të këtij sektori.

Jusuf Azemi përfaqësues i punëtorëve të këtij sektori u shpreh se nëse nuk do merren vendimet në bazë të kërkesave tona ne do fillojmë protesta 1 orëshe nga java e ardhshme, të cilat do të pasohen me greva të shumta.

“Javën e  ardhshme kemi paralajmëruar protesta dhe greva, para 20 minutave na erdhi një konfirmim nga komuna e Prishtinës dhe drejtoresha e prokurimit, që pagat e punëtorëve teknik të cilët kanë lidhshmëri me komunën e Prishtinës,  pagat u janë rritur 4% sipas kërkesës që e kemi bërë në vitin 2018, pagat e të cilëve do jenë me rritje nga fundi i këtij muaji deri në 500 euro.

Kërkesa jonë përfundimtare është që çdo punëtor që është i  kontraktuar me komunën e Prishtinës duhet  të jenë me pagë jo me pak se 350 euro, për tu realizuar kjo, javën e ardhshme do fillojmë me protesta, edhe pse kemi rritje solide nga disa kompani kontraktuese.

Ne mendojmë që të martën, mërkurën dhe të enjten të mbajmë protestë një orëshe pastaj të premten të mblidhemi  për të marr një vendim tjetër që do pasojë  me grevë.

Paga për sektorin privat me 250 euro ka vdekur, në të kundërtën ne si sindikatë nuk do ofrojmë shërbime, kemi mbi 10 kompani në mesin tonë, kontrata e punëtorëve nga rektorati, qendra studentore dhe disa shkolla nuk guxojnë të nënshkruhet me operator ekonomik  nën 350 euro sepse ne jemi edhe punëtorë të institucioneve edhe pse pa dëshirën tonë na ka privatizu ku shteti ka ba shkelje ligjore,  duhet te trajtohemi ashtu siç kemi qenë më herët”, u shpreh Azemi.

Këto rritje këta punëtorë i duan nga  1 dhjetori e nëse kjo nuk realizohet atëherë do pasojë me grevë.