Sindikata e Policisë dënon sulmin ndaj zyrtarëve policorë gjatë grabitjes së armatosur në Suharekë

Sindikata e Policisë së Kosovës e ka dënuar sulmin ndaj zyrtarëve policorë gjatë grabitjes së armatosur në Suharekë të mërkurën nga katër persona të maskuar.

Gjatë grabitjes, pas intervenimit, u plagos një zyrtar policor dhe një tjetër mbeti i lënduar gjatë ikjes së të dyshuarve.

Sindikata thotë se pas tretmanit mjekësor, gjendja e policëve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 22 nëntor 2023, në qytetin e Suharekës, Policia e Kosovës ka intervenuar për të parandaluar një grabitje të armatosur dhe gjatë intervenimit për arrestimin e të dyshuarve janë lënduar dy zyrtar policorë, njëri me armë zjarri. Pas tretmanit mjekësorë, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryeseve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë dhe veprave tjera penale” – theksohet në komunikatën e Sindikatës.

Sipas tyre, Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithëve, “prandaj policëve iu jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet.”

Suharekë, policët u vunë në ndjekje të grabitësve, gjatë ikjes ata vendosën pengesa të ndryshme në rrugë