Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sibel Halimi pas deklaratës së Gërvallës: Gjendja diplomatike e Kosovës e mjerë dhe e rrezikshme

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se Bashkimi Evropian është “tigër prej letre” në aspektin e sigurisë, pa NATO-n e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Halimi e ka cilësuar të mjerë dhe të rrezikshme gjendjen diplomatike të Kosovës.

Sipas saj, Gërvalla e zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajçak e Escobar.

Postimi i plotë i Halimit në Facebook:

Përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, çohet një ministre nga Kosova, që për fat të keq të shtetit të ri – qëlloi të mbajë postin e krye diplomates – dhe i kërkon llogari BE-së për sigurinë. Thuajse blloku i vendeve evropiane i detyrohet personalisht zonjës Gërvalla-Schëarz!?

Ajo e godet BE-në si ‘një tigër prej letre’ duke aluduar se BE-ja u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe eventualisht të hyjë në luftë për të!?

E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar.

I pari ia kujtoi kryediplomates kosovare se nuk ekziston një BE tjetër pos kësaj (nuk ka një BE sipas botës paralele të VV-së!) kurse i dyti ia përkujtoi asaj se vendet e NATO-s që kanë braktisur popullizimin dhe nacionalizmin janë plotësisht të lira dhe të sigurta.

Escobar sikur i tha rrini ju në lloqin e rivaliteteve ballkanike!?

E mjerë kjo gjendje diplomatike e Republikës së Kosovës dhe e rrezikshme!