![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2022/11/Policia-Radar-3--720x405.jpg)
Ilustrim
Si pëlqen dënimi në trafik, i dyshuari e poston fotografinë e policit në Facebook
22.7.2023 - 14:47
Policia e Kosovës njoftoi se një përson pasi është gjobitur nga policia ka postuar në rrejte sociale fotografinë e policit me përmbajtje që nxitë përçarje.
I njëjti, sipas forcave të rendit, po dyshohet për “Nxitje e përçarje dhe mos durim”.
Rasti ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit.
“I dyshuari m/k pasi është gjobitur nga zyrtari policor, i njëjti ka publikuar në facebook një foto të zyrtarit policor dhe një përshkrim me përmbajtje të nxitjes dhe urrejtjes ndër fetare” – thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt.