Gjykata, ilustrim Foto: Pixabay

Shtohen krimet nga adoleshentët në Shqipëri, 120 fëmijë të dënuar vetëm në vitin 2021

Krimet e kryera nga adoleshentët kanë ardhur në rritje përgjatë viteve të fundit në Shqipëri.

Në raportin krahasues ndërmjet viteve 2017-2021 të hartuar nga Instituti i Statistikave del se përgjatë vitit 2021 janë dënuar me heqje lirie 120 fëmijë të moshës 14-17 vjeç, përkundrejt, 43 fëmijëve të dënuar në 2020 dhe 109 të dënuar në 2019.

Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, shpreh qartazi që heqja e lirisë konsiderohet nga organet kompetente si masa e fundit e dënimit, duke u dhënë përparësi masave alternative.

Sipas të dhënëve të publikuara nga INSTAT, në vitin 2021 kanë marrë dënim alternative 84 adoleshentë, në vitin 2020, 115 adoleshentë dhe në vitin 2019 janë dënuar më masa alternative 163 adoleshentë.

Sa i takon normës së fëmijëve në paraburgim, ekspertët cilësojnë se në vitin 2021, ka rënie të kësaj norme, në krahasim me dy vitet paraardhëse 2020 dhe 2019./Euronews.al