Ilustrim

Shtime, burri ushtron dhunë fizike ndaj gruas, ikë nga policia

Policia e Kosovës njoftoi se një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Shtime.

Sipas forcave të rendit, burri, që dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj gruas, ndodhet në arrati.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull  kosovar, ka pësuar dhunë fizike. I dyshuari ka arritur t’i ik policisë dhe gjendet në arrati. Viktima nuk ka pranuar që të shkojë në strehimore dhe me kërkesën e saj është kthyer te familja e saj” – thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.