Arkiv- Kartëmonedha euro - Foto: REL/AFP

Shtetësja e Serbisë tenton të paguaj në qendër tregtare me para të falsifikuara

Një arkatare në një qendër tregtare në Gjilan ka raportuar në polici për një pagesë e cila është bërë me para të falsifikuara nga një shtetase e Serbisë.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, e dyshuara në një qendër tregtare në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Gjilan ka tentuar të bëjë një pagesë me një kartëmonedhë në vlerë 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Njësitet relevante të policisë, për procedura të tjera e kanë konfiskuar monedhën në fjalë, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori, lënda e të cilit do të hetohet në procedurë të rregullt.