Shtetasi turk dhuron miell për Komunën e Suharekës

Komuna e Suharekës përmes një njoftimit ka treguar për ndihmën të cilën e ka pranuar nga një shtetas i Turqisë, i cili jeton në Gjermani.

Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, Muharrem Cakan, shtetas i Turqisë i ka dhuruar Komunës së Suharekës 1 mijë e 500 kilogram miell, për familjet në nevojë në kohë pandemie.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka falenderuar shtetasin turk dhe ka shtuar se ky shembull i bënë krenar dhe mirënjohës.

´Jemi falenderues ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë´, ka thënë Muharremaj.

KALLXO.com ka raportuar dje edhe për një donacion prej 500 litra dezinfektues të cilin Komuna e Suharekes e ka pranuar nga një kompani e derivateve.

Suhareka pranon donacion 500 litra dezinfektues