Suhareka pranon donacion 500 litra dezinfektues

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se “ Flamuri Petrol” në krye me pronarin Naim Elshani kanë dhuruar 500 litra dezinfektues si masë mbrojtëse ndaj coronavirusit.

Sipas njoftimit, ky donacion ka vlerë prej 2000 eurosh.

“Kjo tregon se ne jemi bashkë dhe nuk e braktisim njëri-tjetrin. Jemi falenderues ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë”,ka shkruar Muharremaj.

Në Kosovë deri më tani nga pandemia COVID-19 janë të infektuar 598 persona, 123 janë shëruar ndërsa 16 kanë vdekur.