Tate Modern, në bregun jugor të Thames, është një nga atraksionet më të njohura në Londër, Foto: CNN

Shtëpitë shumëmilionëshe të oligarkëve të sanksionuar

Dhjetëra rusë të sanksionuar janë të lidhur me një pronë me vlerë rreth 1 miliardë euro (800 milionë paund) në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC.

Pallatet shumëmilionëshe në jug të Anglisë dhe banesat luksoze në zonat më të shtrenjta të Londrës janë ndër shtëpitë që janë sekuestruar nga figura të lidhura me Vladimir Putinin.

Disa nga individët e mohojnë pronësinë e pallateve, që mund të nënkuptojë se ato janë përtej mundësive të sanksioneve.

Për të kuptuar se kush zotëron çfarë, BBC ka kryer një analizë të detajuar një grumbulli të dokumenteve, Regjistrit të Tokës dhe dokumenteve gjyqësore – si dhe raportime të mëparshme.