Ilustrim - Foto, Policia e Kosovës

Shqiptarët kapen me drogë, njëri tenton të arratiset si në filma aksion

Dy shqiptarë janë arrestuar pasi u kapën me një plantacion marihuanë me peshë rreth 50 kilogramë. Policia sekuestroi gjithashtu edhe 9 kilogramë boçe të thara të marihuanës gati për t’u shitur, një armë dhe një jelek antiplumb.

Mediat spanjolle raportuan se të arrestuarin kishin fshehur plantacionin brenda një ndërtese në komunën Tarragonès në Roda de Barà.

Njëri nga të arrestuarit u përpoq të largohej me makinë dhe u përplas me disa automjete zyrtare të Gardës Civile.

Më pas, u përpoq të largohej në këmbë por u neutralizua. Me vendim të gjykatësit dy të arrestuarit, të moshës 30 dhe 32 vjeç, kanë hyrë në burg.

Ata akuzohen për trafik droge vjedhje të energjisë elektrike, armëmbajtje pa leje, krijimin e një grupi kriminal dhe sulm ndaj një agjenti të policisë./21Media