Policia e Shtetit, foto: Facebook
Shqipëri, tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëjetuesen 16-vjeçare, lihet në burg Ardit Çela
27.8.2022 - 13:47
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ardit Çelën, 25-vjeçarin që së bashku me dy shokët e tij dhunuan dhe tentuan të digjnin një vajzë të mitur 16-vjeçare.
Enea Hoxha dhe 17-vjeçari me iniciale D.M., të cilët ndihmuan Çelën për aktin e rëndë, janë lënë nën masën detyrim paraqitje.
Ardit Çela, bashkë me dy shokët jashtë një pallati ushtruan dhunë ndaj një 16-vjeçareje e cila kishte bashkëjetuar më parë me 25-vjeçarin, e më pas tentuan ta dëmtojnë me benzinë.
Çela rezulton se thuri planin për djegien me benzinë të ish-të dashurës, por kjo e fundit mundi t’i shpëtojë nga duart./TopChannel